TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Petrit Vargu, mjek në QSUT deklaroi në një lidhje telefonike me emisionin “Kjo javë” në News 24 se ka ardhur momenti kur duhet shtuar numri i tamponëve për të kuptuar sa janë të infektuarit me COVID 19 në vendin tonë.
“Duhet të shtohet numri i tamponeve që të dimë sëmundshmërinë, të vijnë ventilatorët dhe filtrat. Dëgjova që BE të gjitha prodhimet do i mbajë për vendet e veta… Një kompani në Bolonja po punon për të prodhuar ventilatorë por nuk i eksportojnë ndaj duhet të merren masa që të pajisemi me ventilatorë në situatën ku jemi”.
“Marr shumë telefonata nga qytetarët, që janë në merak nga koronavirusi. Ish-shoqima ime më tha se ekzistojnë kurba, ndaj dhe mendoj se është tamam momenti për t’u bërë tamponi. Ne duhet të transmetojmë në popull situatën. Duhet shtuar numri i tamponëve. Nëse këto tampone janë në numër të vogël, ky është momenti për t’i përdorur, nëse larg qoftë numri i pacientëve do të bëhet shumë i madh, nuk kemi më nevojë të bëhen tampone”,- theksoi ai.