TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti Migen Qiraxhi dabatoi me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV. Aktivisti i tha Klosit se PS e ka keqlexuar protestën dhe mesazhin e saj si protestë politike. Ndërsa Klosi u përgjigj se leximi i keq i protestës është dëshira e tyre.
Pjesë nga debati
Qiraxhi: Prej protestës ka patur zhvillime për përfaqësimin që ju pretendoni se keni.
Klosi: Unë e kam komentuar dhe u bë meme se çfarë thashë këtu për Marjanën.
Qiraxhi: Ne të gjithë mund të bëjmë komente, por ju duhet të bëni reflektim, dhe mua më vjen keq që e keni keqlexuar dhe humbur mundësinë ta kuptosh dhe ta përfaqësosh.
Klosi: Dëshira juaj është që ta lexoni keq protestën.
Qiraxhi: Ju duhet ta kuptoni për ta përfaqësuar atë që mendoni se duhet të përfaqësoni. Nga ana tjetër kjo protestë është ngjarje për Partinë Socialiste dhe ju nuk doni që ta kuptoni. Ju keni një mandat më pak në parlament.
Klosi: Po pse hera e parë është që lëvizin mandatet në PS?
Rakipi: Këta e meritonin ikjen e asaj se mënyra se si e kanë marrë...
Qiraxhi: Ti refuzon ta njohësh protestën si ngjarje politike që ty të ka shkaktuar një seri dëmesh.
Rakipi: Ata e kanë marrë Koçekun dhe kanë vendosur aty.
Qiraxhi: Një parti që nuk ka hapësira demokratike duhet të bëjë një analizë të vetën. Nga ana tjetër ju thatë se kjo protestë është bërë falë klimës paqësore, por nga ana e qeverisë nuk është menaxhuar në kuadrin e lirisë për të protestuar. Ka 150 procedime nga policia e shtetit. Ti përdor policinë si instrument politik për t’u vështirësuar qytetarëve pjesëmarrjen në protestë.
Kryeministri merret me gjëra personale, çfarë hanë në mëngjes, a zihen apo jo me gratë. Është përdorur ujë, forcë por ka qenë protesta me masivitetin e saj që ia ka pamundësuar policisë dhe qeverisë për ta penguar.
Kjo ka qenë protesta më politike në këto vite që kam unë si aktivist dhe është shënjestruar lideri juaj, kryeministri. Nuk është për faj të qytetarëve që partia juaj është parti-kryetar dhe e ka humbur demokracinë e brendshme dhe kur qytetarët targetojnë kryeministrin qeveria futet në panik dhe nuk ka jetë politike.
Partia juaj që ka marrë pushtetin 1 vit e gjysmë përpara duhet të qeverisë në mënyrë diktatoriale për 4 vitet e ardhshme dhe askush nuk duhet t’i inteferojë dhe prisni të vijnë zgjedhjet.
Klosi: Po patjetër.
Qiraxhi: Po Anglia, ndërron 4 kryeministra në një mandat.