AKTUALITET, 16 July 2026, 14:50

Tentoi të grabiste një market në Krujë, 13-vjeçari dëmton xhamat e biznesit

Një 13 vjeçar është shoqëruar nga policia e Krujës pasi mbrëmjen e së mërkurës ka thyer xhamat e një marketi në tentativë për ta grabitur.

Ngjarja është shënuar në qendër të qytetit të Krujës. 13-vjeçari është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje nga psikologu.

Të miturit i janë gjetur rrobat dhe çekiçi që ka përdorur.