TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

U prezantua sot Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në fjalën e rastit, kryeministri Edi Rama u shpreh se për projektin janë përzgjedhur 20 shkollat e para, ndërsa theksoi se me këtë sistem sot prindërit ndihen më të lehtësuar.
“Sot ne kemi nisur pikërisht me zemrën e projektit, që është siguria në shkolla. Me 20 shkolla të parat që janë përzgjedhur për nga dendësia e numrit të nxënësve, për nga dendësia e popullsisë përreth, për nga intensiteti i veprimtarive rreth e rrotull dhe patjetër, edhe për nga domosdoshmëria që, duke e testuar modelin pikërisht në këto 20 shkolla, ne të nxjerrim të gjitha konkluzionet e nevojshme për të vazhduar me fazat e tjera.
Besoj që sot të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkolla duhet të ndjehen mirë, duhet të ndjehen të lehtësuar për faktin që qeveria, ndryshe nga si përshkruhet në të përditshmen e jetës së kanaleve sociale dhe në të përditshmen e jetës pa një minutë gjumë të algoritmit, është një trupë e cila thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Natyrisht, çdo gjë kërkon kohën e vet.
Ministri foli edhe për pengesat që ka pasur projekti. Nuk ka projekt që të mos ndesh pengesa, qoftë të parashikueshme, qoftë të paparashikueshme, por sot jemi në një moment kur projekti merr jetë dhe tani nuk ndalet më me shtrirjen e tij në të gjithë territorin, duke shënuar një fazë të re historike të përpjekjes së shtetit për të ngritur në një nivel tjetër menaxhimin e sigurisë publike dhe duke garantuar kështu që shumëçka që ne e kemi deri më sot, ndjekur si problem thjesht dhe vetëm me sytë dhe me forcat njerëzore, të ndiqet edhe me mbështetjen e inteligjencës artificiale, jo vetëm në shkolla, por në të gjitha rrugët e vendit, jo vetëm në të gjitha rrugët e vendit, por dhe në komunitete.
I gjithë projekti është i ndërtuar në mënyrë që sistemi të informojë në kohë reale për rrezikun. Jo, siç e tha ministrja, thjesht të ruaj një informacion që pastaj duhet marrë duke hapur sistemin e duke nxjerrë informacionin kur fakti ka ndodhur. Për të thënë një nga detajet, nëse një thikë del nga xhepi në cilindo vend publik, jo vetëm në shkolla, por dhe në rrugë, sistemi jep menjëherë informacion në qendrën e monitorimit. Mund të jetë krejtësisht, e parrezikshme, por mund të jetë dhe e rrezikshme.
Nëse një person në kërkim sot është një person që ka shumë mundësi të fshihet gjatë procesit të kërkimit, sistemi e bën pothuajse të pamundur që në momentin e reagimit, Policia të mos dijë se nga të drejtohet. Historia e makinave që kryejnë akte kriminale dhe pastaj gjenden të djegura në një pozicion disa kilometra nga vendngjarja, nuk mund të ndodhi më, për shkak se sistemi e sheh makinën përpara se sa makina të ndalet dhe informon se ku gjendet makina.”, shtoi Rama.