AKTUALITET, 16 July 2026, 21:19

"Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?"/ Blendi Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se protsta, e cila është sot në ditën e 47-të, është një tregues i lirisë që kanë qytetarët për të kundërshtuar qeverinëm, ndërkohë që shtoi se vetëm vota dhe zgjedhjet përcaktojnë qeverisjen. 

Pjesë nga biseda në studio

Ylli Rakipi: Protesta është në ditën e 47-të. Çfarë keni kuptuar ju personalisht nga kjo protestë në kaq shumë ditë? Vështirë që në Shqipëri të ndodhin protesta në hapësirë kaq të madhe kohore. 

Blendi Klosi: Dimension i lirisë. Protesta është thjeshtuar, nuk ka sforco, përplasje me strukturat shtetërore, nuk ka represion mbi njerëzit. Do të jetë interesante të shfaqen me idetë e tyre, programet e tyre, mënyrën si mendojnë të arrijnë qëllimin që i kanë vënë vetes. Filloi me flamengon dhe Zvërnecin, sot është protestë e pastër politike, kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe disa kërkesa të tjera. Se si do ta rrëzojnë mazhorancën, nuk kemi ide, por kërkesë të grupimit të protestuesve që thonë të largohet Rama. Këtë mund të themi, nuk kemi ndonjë moment tjetër. Ka një diskutim të brendshëm, në rrjetet sociale, për të ngritur komitet drejtues, grup përfaqësues. Ajo do të ishte arritje e protestës, pasi do të kishim përballë një ekip që do të garonte me idetë, qëndresat e tyre. Mbase me ide për ligje të caktuara. Në garën e ardhshme elektorale, mbase grupimi do të ketë paraqitur kandidatët e tyre. Aty do të ketë fushatë elektorale. Dihet që ata duan rrëzimin e qeverisë, është krejt normale në një shtet demokratik. Në zgjedhjet e fundit, nuk kemi marrë 100 vota nga 100, por 53. 47 të tjerët nuk kanë votuar për qeverinë socialiste. 47% në 2 milionë nuk e kanë votuar. A e gjejnë vetën të përfaqësuar në grupime të tjera? Kjo mbetet për tu parë në gara elektorale. 

Ylli Rakipi: Kryeministri ka patur reagime të ashpra, teori konspiracioni, Irani, Serbia, Greqia. Nuk ju shkon në mendje se shqiptarët kanë dalë për hallet e tyre dhe jo për këto forcat që i duan të keqen Shqipërisë? 

Blendi Klosi: Jemi dy muaj nga nisja e protestës, që nisi me flamengont, mori dimension ekzotik. Njerëzit kërkojnë më shumë. Një nga diskutimet është ligji për zonat e mbrojtura. Të bësh fajtor Ramën dhe PS për këtë ligj, krahasuar me çfarë ka ndodhur më parë, janë mbrojtje dhe të drejta të krijuara nga ne. Kjo nuk do të thotë se nu ka pakënaqësi.  Kishte problematika të tjera, njerëz që kanë nevojë të kenë zë përfaqësimi, zë opozitar, mungesa e opozitës e krijon këtë vakum, kur protesta ishte brenda këtij dimensioni… Kur kërkesa u bë politike dhe është largimi i Ramës, jemi me një grupim politik me qëllim të vetin. Është krejt normale në demokraci.  Padyshim influencat e grupimeve të ndryshime ishin evidente në momentin e parë, kur gjërat  u sqaruan, qartazi ka ngelur ky grupim që do largimin e qeverisë.  Këtu ndahemi. Ka një mënyrë që të largohet qeveria, zgjedhjet, të përgatiten. Është shumë pak kohë që një forcë politike të përgatitet. 

Ylli Rakipi: Ka patur ndonjë analizë të brendshme për të kuptuar, si erdhi kjo revoltë? 

Blendi Klosi: E kemi thënë, fitorja e 83 mandateve, fjalimi i parë i Ramës ishte përgjegjësia që ne duhet të kemi, pasi njerëzit shohin te PS zgjidhjen e të gjithë problemeve. Qeverisim me 83 mandate, por kemi edhe 55 nga 61 bashki. Çdo gjë që ndodh në Shqipëri njerëzit i drejtohen PS-së. E kemi bërë hapjen, kërkesën për reformat ë brendshme, më mirë se askush tjetër. Nisëm procesin e rienergjizimin. Sa i përket nevojës që ka një forcë politike që të mos vetë-kënaqen, sado mirë të punosh dhe të realizosh, nuk mjafton, gjithmonë duhet të jesh vigjilent dhe të bësh më të mirën. Cdo gjë është relative.  Ne kemi premtuar integrimin në BE. Ajo që ndodhi në Bruksel është përgjigja më e mirë. 

Ylli Rakipi: Pra nuk paskeni kuptuar gjë nga kjo që po ju ndodh.