BOTA, 12 August 2026, 22:11

Një tjetër ndryshim në administratën Trump/ Presidenti amerikan njofton largimin e Karoline Leavitt nga posti i sekretares së shtypit

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, do të largohet nga posti në fund të gushtit.

Leavitt, 28 vjeç, ka qenë zëdhënësja kryesore e administratës Trump dhe personi përgjegjës për komunikimin e përditshëm të Shtëpisë së Bardhë me mediat.

Largimi i saj vjen pak kohë pasi ajo u rikthye në detyrë pas pushimit të lehonisë. Leavitt kishte marrë pushim nga prilli deri në korrik dhe u rikthye në podiumin e Shtëpisë së Bardhë në mes të korrikut.

Leavitt ishte emëruar në këtë detyrë në fillim të mandatit të dytë të Trump dhe u bë personi më i ri që ka mbajtur postin e sekretarit të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë kohës në këtë detyrë, ajo ka qenë një prej figurave më të ekspozuara të administratës Trump, duke drejtuar konferencat e rregullta për shtyp dhe duke përcjellë qëndrimet e Shtëpisë së Bardhë për zhvillimet kryesore politike në SHBA dhe jashtë saj.

Largimi i saj në fund të gushtit shënon një ndryshim të rëndësishëm në ekipin e komunikimit të administratës amerikane.