SPORT, 5 Shkurt 2020, 23:31

Një hero si Strakosha nuk mjafton për Lacion, Kumbulla bllokon Imobilen

Një hero si Strakosha nuk mjafton për Lacion, Kumbulla bllokon

Lacio ka barazuar pa gola ndaj Veronës në ndeshjen e prapambetur të Serisë A. Pavarësisht rasteve të shumta që ishin për zhbllokimin e rezultatit, portat kanë mbetur të paprekura. Strakosha ka treguar edhe njëherë sesa vlen duke u bërë hero për Lacion, pasi e ka shpëtuar në të paktën tre raste të sigurta për të pësuar.

Nga ana tjetër, Marash Kumbulla është bërë një mur i vërtetë në mbrojtje. Këtë herë mbrojtësi kuqezi ka bllokuar Imobilen, që është golashënuesi më i mirë i Serisë A me 25 gola dhe me statistikën e një realizimi në çdo 73 minuta.