Ministria Lindita Nikolla ka reaguar sërish në një deklaratë për mediat, pas vendimit të studentëve për të mos u tërhequr nga protesta.
Nikolla u shpreh se kemi kohë që po presim angazhimin e studentëve, dhe sipas saj ato nuk kanë infromacion për Reformën e Arsimit të Lartë.
Nikolla theksoi se do të ngrihet një grup pune për kërkesën 2,3, dhe 4 me ministrinë, rektorët, dhe me këshillat studentor.
“Kemi kohë që presim për një angazhim më të madh të studentëve për të modernizuar në tërësi protestën. Kjo protestë tregoi se sa pak informacion kishin tek studentët për Reformën e Arsimit të Lartë. Kjo protestë ja vlejti për të ngjallur më shumë refleksion.
Kemi marrë në shqyrtim për kërkesën 2,3 dhe 4 të ngrihet një grup punë me këshillat studentor, qeverinë, dhe rektorët. Jam absolutisht dakord që të përmirësojmë gjithshka dhe të ndërtojmë një dialog të shëndetshëm. Të debatojmë më studentët për gjithshka që merret për jetën universitare.”– u shpreh ministrja.