AKTUALITET, 6 Dhjetor 2018, 14:12

Zhduket 56 vjeçarja nga Fieri, familja apel/ FOTO+EMRI

Një 56-vjeçare nga Fieri është zhdukur prej 24 orësh pa asnjë gjurmë. Mësohet se shtetasja Liljana Tafa nga fshati Zhupan ka humbur kontaktet me familjarët që në orën e para të mëngjesit të djeshëm.

56-vjeccarja në momentin që është larguar nga banesa ka pasur veshur bluzë rozë me jelek gri si dhe tuta të zeza.

Familjarët kanë denoncuar që mbrëmjen e kaluar në polici për zhdukjen e saj si dhe kanë kontrolluar në spital dhe në morgun e Fierit.

Ata bëjnë apel që kush mund ta ketë parë të kontaktojë në numrin e telefonit 0682195608 pasi janë duke kërkuar intensivisht në të gjithë territorin e Bashkisë së Fierit.