TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me duartrokitje dhe brohoritje është pritur nga studentët tërheqja e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, sa i përket tarifës për ri-provimet.
Kanë mjaftuar dytë ditë protestë e të rinjve, që qeveria të tërhiqet nga ky vendim i konsideruar absurd nga studentët dhe shumë pedagogë.
Ndërkohë, kjo është vetëm një nga katër kërkesat që është pranuar nga Ministria e Arsimit. Studentët kërkojnë gjithashtu: Përgjysmimi i tarifës së studimit; Përmirësimi i kushteve të konvikteve; Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord.
Studentët theksojnë se presin një shkresë zyrtare për shfuqizimin e VKM-së për ri-provimet, si dhe plotësimin e tre kërkesave të tjera.
“Ne nuk dorëzohemi”, brohorasin studentët përpara Ministrisë së Arsimit.
Me thirrjet “E duam Shqipërinë si Europa”, “ne nuk jemi bankomat”, “S’ka më heshtje, s’ka më pritje” studentët e bashkuar kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave.
Studentët thonë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
“Vendimi për tarifat është i padrejtë dhe diskriminuese. Ne jemi njerëz elitarë dhe presim mirëkuptim. Ne presim që të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë. Kemi kërkuar të takohemi me ministren e Arsimit. Protesta jonë nuk do ndalet.
Ne do kalojmë në demonstratë. Kjo është një protestë studentore dhe nuk është politikë. Politikën nuk e bëjmë ne”- thotë një nga studentët.
“Kjo protestë do të dalë mjaft mirë sepse jemi të bashkuar dhe kemi të njëjtin qëllim. Qëllimi jonë është të anulohet vendimi i VKM për të paguar edhe taksën edhe kreditet. Nëse Ministrja nuk plotëson kërkesat tona ne nuk do ndalemi”- thotë një tjetër student.
Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.
Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:
1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:
Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.
2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).
