AKTUALITET, 6 Dhjetor 2018, 12:49

Studentët në protestë, ministrja Nikolla kërkon mbledhje urgjente me drejtuesit e fakulteteve

Studentët në protestë, ministrja Nikolla kërkon mbledhje

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka kërkuar mbledhje urgjente me dekanët dhe rektorët e universiteteve në Tiranë. Mbledhja është kërkuar pas protestës masive që po zhvillojnë studentët përpara Ministrisë së Arsimit.

Studentët kanë paraqitur disa kërkesa, më kryesorja anulimi i VKM-së për pagesën e riprovimeve. Raportohet se kjo kërkesë do të diskutohet në mbledhjen e Nikollës me drejtuesit e fakulteteve, ndërkohë që studentët e konsiderojnë të panegociueshme heqjen e tarifës.

Kërkesat e studentëve për Ministrinë e Arsimit janë katër:

Anullimi i VKM për tarifa shtesë.

Përgjysmimi i tarifës së studimit.

Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.