AKTUALITET, 6 Dhjetor 2018, 13:15

Studentët festojnë përpara Ministrisë tërheqjen e parë të Lindita Nikollës: Plotëso edhe 3 kërkesat e tjera

Studentët festojnë përpara Ministrisë tërheqjen e

Me duartrokitje dhe brohoritje është pritur nga studentët tërheqja e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, sa i përket tarifës për ri-provimet.

Kanë mjaftuar dytë ditë protestë e të rinjve, që qeveria të tërhiqet nga ky vendim i konsideruar absurd nga studentët dhe shumë pedagogë.

Ndërkohë, kjo është vetëm një nga katër kërkesat që është pranuar nga Ministria e Arsimit.

Studentët kërkojnë gjithashtu: Përgjysmimi i tarifës së studimit; Përmirësimi i kushteve të konvikteve; Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord.

Studentët theksojnë se presin një shkresë zyrtare për shfuqizimin e VKM-së për ri-provimet, si dhe plotësimin e tre kërkesave të tjera.

“Ne nuk dorëzohemi”, brohorasin studentët përpara Ministrisë së Arsimit.