AKTUALITET, 6 Dhjetor 2018, 13:54

Deputeti i PS kundër Ramës për rivarrimin e Mid’hat Frashërit: Do t’i kushtojë rëndë!

Deputeti i PS kundër Ramës për rivarrimin e Mid’hat

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka kritikuar kreun e qeverisë, Edi Rama, për ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit.

Braho në një intervistë për “Dita” ka thënë se e ka përcjell me trishtim dhe indinjatë qëndrimin e kryeministrit, për të nderuar Mid’hat Frashërin, të cilin e quajtur si kryekolaboracionistin e pushtuesve fashist.

Ai tha se ky akt ishte një provokim dhe që do ti kushtojë rëndë kësaj qeverie.

“Është pak të them se e përcolla me trishtim. Me indinjatë po, si të gjithë veteranët antifashistë, si gjithë socialistët. Ua kam deklaruar qëndrimin tim kundër, para se të bëhej kjo ceremoni.

Ishte krejtësisht e panevojshme të provokoheshin ndjenjat e popullit me një gjest të tillë.

Me pak fjalë, mund të them se nderimi i një kryekolaboracionisti të pushtuesve fashistë si Mit’hat Frashëri do t’i kushtojë rëndë kësaj qeverie”, shprehet Braho.