AKTUALITET, 26 August 2026, 18:46

Hyri me shokët në ujë për t’u larë, mbytet në liqenin e Komanit 20-vjeçari nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Komanit, ku një i ri nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën pasi u mbyt teksa po lahej në ujë.

 Sipas informacionit paraprak të dhënë nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.

Mësohet se shtetasi kosovar me inicialet L. D., rreth 20 vjeç, ka qenë në liqen së bashku me disa shokë. AI ka hyrë në ujë për t’u larë, por dyshohet se është mbytur.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.