BALLKAN, 19 September 2026, 22:07

Nga Kosova në diasporë, shqiptarët protestojnë në Koln kundër vendimit të Speciales

Në Koln të Gjermanisë është zhvilluar një protestë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Qytetarë shqiptarë janë mbledhur në protestë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Protestuesit kanë mbajtur flamuj shqiptarë dhe pankarta, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar edhe brohoritje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta në Koln është pjesë e tubimeve të zhvilluara nga komuniteti shqiptar në qytete të ndryshme pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.