TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për të katërtën natë me radhë, qytetarë nga mbarë Kosova janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Edhe sonte, tubimi qytetar ka mbledhur një numër të madh pjesëmarrësish, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara.
Protestat kundër vendimit të Hagës kanë vijuar edhe në diasporë.
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar protesta në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa tubime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara selisë së Kombeve të Bashkuara.
Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u shpall më 16 shtator, duke nxitur reagime dhe protesta në Kosovë dhe në mesin e diasporës shqiptare.



