TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në shenjë proteste ndaj vendimit të Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
"Po tentoni të vrisni edhe njëherë popullin shqiptar. Çfarë drejtësie është kjo për t’ia lehtësuar barrën xhelatit”, tha një protestuese.
Para nisjes së protestës Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, kërkesë që ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve.
Gjykata Speciale me seli në Hagë ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.
Të gjithë janë dënuar për krime lufte, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.
Policia më herët u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të tregojnë maturi, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë sigurinë publike.
Për shkak të protestës, autoritetet kanë paralajmëruar edhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë të Prishtinës.