BALLKAN, 18 September 2026, 21:23

Për të tretën natë me radhë, qytetarët e Kosovës mblidhen në shesh kundër vendimit të Speciales

807842990_1748717683007842_3814266358069065251_n-450x600.jpg

Për të tretën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tubimi vjen pas aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

Qytetarët janë mbledhur në shesh për të shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.

Tubimet në Prishtinë kanë vazhduar për të tretën natë radhazi pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

protesta-proteste-ovl-uck-600x360.jpg