BALLKAN, 19 September 2026, 11:23

Thirrjet për mbylljen e Speciales, vjen përgjigjja nga Haga: Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa…

Thirrjet për mbylljen e Gjykatës Speciale, të cilat janë shtuar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së, kanë marrë një përgjigje nga Haga.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të qartë se mandati i saj nuk përfundon si rezultat i kërkesave politike, por vijon derisa të përfundojnë të gjitha hetimet dhe procedurat që burojnë prej tyre.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, përfundimi i këtyre proceseve më pas i komunikohet zyrtarisht institucioneve të Kosovës nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

“Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, sqaron ai në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.