SPORT, 9 Gusht 2019, 14:53

Nga David Luiz te Shabani, ja 10 transferimet më interesante që ndodhën në orët e fundit të merkatos në Premier Ligës


Është mbyllur zyrtarisht merkatoja në Premier Ligën angleze, teksa nuk munguan surprizat në minutat e fundit. Si gjithmonë, dita e fundit e merkatos është tepër intesive, ku klubet befasojnë me lëvizjet e bëra.

Kështu ndodhi edhe dje, teksa surpriza më e madhe rezultoi transferimi i David Luiz nga Çelsi te rivalët e Arsenalit. Gjithashtu edhe futbollistët të tjerë të rëndësishëm si Lo Çelso, Drinkuotër, Denis Preat, Keroll, etj, u bënë me klube të rinj. Më poshtë iu sjellim 10 transferimet më interesante të orëve të fundit në Premier Ligë

David Luiz  – Arsenal

Xhovani Lo Çelso – Totenhem

Dani Drinkuatër – Bërnli

Andi Kerroll – Njukastëll

Rajan Sesenjon – Totenhem

Aleks Iobi – Everton

Meritan Shabani – Uolves

Kieran Tiernei  – Arsenal

Ismail Sarr – Uatford

Denis Praet – Leister