TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Negociatat për kontratën e re mes Herri Kejnit dhe Bajernit nuk kanë nisur ende, por të dyja palët tashmë kanë arritur marrëveshje për dy pikat më të rëndësishme. Sulmuesi pritet të nënshkruaj një kontratë të re me bavarezët brenda pak ditësh.
Pengesa e vetme që ka mbetur mes Kejnit dhe rinovimit me Bajernin janë bisedimet përfundimtare me drejtuesit e klubit. Nuk ka më barriera të rëndësishme për tu kapërcyer. Sipas drejtuesit të sektorit të futbollit te “Bild”, Kristian Falk, Kejni dëshiron një kontratë afatgjatë dhe Bajerni është gati t’ia plotësojë këtë kërkesë.
Raportohet se ekziston gjithashtu një marrëveshje mes lojtarit dhe klubit për aspektin financiar. “Të dyja palët janë të qarta edhe për këtë pikë: ai duhet të fitoj rreth 25 milionë euro bruto në vit,” shpjegoi eksperti i Bajernit.