AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 15:22

Kishin pasaporta false greke, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani

Kishin pasaporta false greke, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani

Një kontroll rutinë i policisë gjermane përfundon me arrestimin e dy shqiptarëve në Angermunde, një qytet rreth 70 km larg Berlinit.

Lajmin e jep portali  Focus.de.

Policia po kontrollonte një Audi A4 në të cilën ndodheshin katër veta, ndërsa dy personat e ulur në pjesën e pasme të makinës rezultuan me pasaporta false greke.

Ata jetonin prej disa muajsh me identitet të rremë në Gjermani.

Pas një kontrolli më të imët të sendeve që kishin shiqptarët, u zbuluan edhe identetitet e tyre të vërteta.

Policia gjermane nisi procedurat kundër dy shqiptarëve, për qendrim të pautorizuar dhe për falsfikim dokumentesh.

TPZ.AL