TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një intervistë të publikuar sot në Financial Times, kryeministri i Shqipëri shprehet se i ka shkruaj një letër liderave të BE-së duke iu kërkuar ndihmë dhe mbështetje në lidhje me betejën me bosët e drogës. Jo pak herë shqiptarët janë cilësuar si kontrolluesit e tregjeve të drogës në disa vende europiane dhe Rama nga ana e tij, përpos mohimit dhe cilësimin si një histori suksesi, duket se po përpiqet ta kapërdijë atë çka ka thënë më herët, para se situata të dalë jashtë kontrollit.
“Të premten i dërgova një letër udhëheqësve të të gjithë 28 anëtarëve të Bashkimit Evropian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me bosët e drogës. ‘Ne e dimë se disa banojnë dhe po përparojnë edhe në kombin tuaj, duke përfituar nga droga ilegale, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe aktivitete të tjera të paligjshme’, – thotë letra. ‘Ne duam ndihmën tuaj dhe ofertën tonë në kthim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë’. Shpresoj që qytetarët e të gjitha kombeve të BE do t’u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të qëndrojnë me ne. Kjo është një betejë për të gjithë u dhe një që duhet fituar.” – tha Rama për FT.