AKTUALITET, 9 Qershor 2019, 09:42

Meta vendosi shtyrjen e zgjedhjeve, Veliaj: Na ndajnë 22 ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit



Pas vendimit të Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar, duke theksuar se “Na ndajnë 22 ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit”.

Nëpërmjet një postimi të shkurtër në facebook, Veliaj shkruan: Në 30 qershor Tirana vendos 30 vitet e shkuara ose 30 vitet e ardhshme! Forca!

Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta vendosi shtyrjen e zgjedhjeve lokale. “Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019”, shkruhej ne dekretin e Presidentit.