TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës ka shpallur sot se në emër të paqes sociale dhe ruajtjes kushtetuese të pluralizmit, ai ka zhdekretuar 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Menjëherë i është përgjijur kryeministri Rama i cilia në dy postime me radhë ka theksuar se 30 qershori nuk ndryshon dhe se zhdekretimi presidencial nuk ka efekte.
Po mbi cilat argument mbështeten palët? Lapsi.al ka kqyrur mediat mbështetëse të tyre për të kuptuar interpretimet ligjore që ato bëjnë. Sipas krahut të Edi Ramës Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon kompetencën e presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve dhe ajo dispozitë për këto zgjedhje është ezauruar. “Referenca kushtetuese për caktimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit është konsumuar për këto zgjedhje dhe nuk mund të merret vendim për shfuqizimin e saj” pretendon kjo palë e cila thekson se presidenti munt ta ripërdori këtë të drejtë vetëm kur të ketë zgjedhje të tjera
Por krahu që mbron Metën nuk e pranon këtë logjikë. Ata e hedhin poshtë logjikën sipas të cilës Kushtetuta i jep kreut të shtetit vetëm të drejtën e dekretimit të një date zgjedhjeje dhe jo atë të zhdekretimit të saj. Madje për këtë ka edhe precedentë. Alfred Moisiu e ka ushtruar të drejtën e zhdekretimit pas historisë së famshme të certifikatave në zgjedhjet locale të vitit 2007. Po të njëjtën gjë bëri edhe Nishani pas marëveshjes Basha- Rama dhjetë vite më pas.
Por nëse socialistët përgjigjen se në dy rastet e mësipërme zhdekretimi u bë me konsensus të forcave kryesore politike, mbrojtësit e presidencës pretendojnë se ruajtja e paqes dhe pluralizmit në vend është dicka më madhore sesa marrveshja mes partive. Prandaj presidenti thonë ata ka të drejtën që të bëjë zhdekretim.
Këtë obsion e mbështesin edhe zërat që këmbëngulin se e vetmja mundësi që dekreti i Presidentit (që pritet të formalizohet të hënën), të atakohet është në Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk është funksionale. Prandaj, për shkak të kësaj situate, ky dekret mbetet vetëm të zbatohet.