Shumë e cilësojnë si të papranushëm vendimin e Presidentit Ilir Meta i cili mesa duket nuk i ka lënë asnjë rrugë tjetër palëve politike, veç dialogut.
Newsbomb.al ka kontaktuar me avokatin Saimir Vishaj, njëherësh dhe kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, lidhur me këtë vendim të papritur të Presidentit. Pyetur nga newsbomb.al nëse ky vendim ishte në tagrin e Presidentit, Vishaj u përgjigj:
“Absolutisht jo, nuk mundet presidenti të shfuqëzojë dekretin e tij pa një marrëveshje mes palëve. Unë mendoj se duke shfrytëzuar vakumin e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti ka bërë këtë lëvizje”.
Nga ana tjetër, i pyetur mbi hapësirën ligjore që ka tani mazhoranca për të kontestuar këtë vendim, Vishaj tha:
“Nuk ka asnjë hapësirë ligjore. Duhet urgjent që të gjithë aktorët politikë të ulen në një tryezë për të rënë dakord për një datë zgjedhjesh. Është padyshim një situatë e rëndë dhe duket detyrimisht që aktorët politikë të dialogojnë”.