AKTUALITET, 8 Qershor 2019, 22:48

Salianji: Vendimi i Metës prej shtetari, i jep kohë zgjidhjes së krizës

Salianji: Vendimi i Metës prej shtetari, i jep kohë zgjidhjes së

“Vendimi i Presidentit të Republikës ishte në lartësinë e detyrës së institucionit që përfaqëson unitetin e kombit”.

Kështu deklaron ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili thekson se ky vendim nuk e zgjidh krizën politike, por i jep kohë zgjidhjes së saj.

Salianji shkruan se vendimi i Metës është jo prej politikani por prej shtetari.

“Vendimi i Presidentit të Republikës ishte në lartësinë e detyrës së institucionit që përfaqëson unitetin e kombit, vendimi është jo prej politikani por prej shtetari! Vendimi nuk e zgjidh krizën por i jep kohë zgjidhjes së krizës e cila e detyroi ndërhyrjen institucionale të Presidentit.

Pikërisht mbrojtja e të drejtës së qytetarëve të cilët meritojnë alternativën e zgjedhjes është fryma që duhet të prevalojë në këtë moment krize historike për vendin”, shkruan Salianji.