AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 08:30

Mbytet në rrethana të paqarta një person në Shëngjin


Një person është gjetur i pajetë, në plazhin e Shëngjinit.

Sipas të dhënave të para mësohet se ai është mbytur. Viktima është identifikuar si shtetasi Besnik Marlika, nga Kruja.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur këtë mëngjes, por ende nuk ka detaje lidhur me gjithë sa ka ndodhur. Policia ka nisur hetimet.

(Plazhi i Shëngjinit)