AKTUALITET, 1 Shtator 2019, 22:26

Merr flakë makina në afërsi të tunelit të Krrabës/ Ishte e pajisur me impiant gazi

Merr flakë makina në afërsi të tunelit të Krrabës/

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, në afërsi të tunelit.

Sipas Ora News, ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme, teksa makina ka qenë në lëvizje e sipër.

Dyshohet se shkak për flakët është bërë një defekt teknik, ndërsa makina ishte e pajisur me impiant gazi.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.