TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sonte rreth orës 21.00, një mjet lundrues me flamur shqiptar me katër persona në bord njoftoi se ishte çarë.
Mjeti i çarë ndodhej në afërsi të Shpellës të Haxhi Alisë. Jeta e katër personave në bord u rrezikua.
Me të marrë njoftimin, Policia Kufitare Vlorë dërgoi një mjet lundrues për dhënien ndihmë të katër personave që ishin në det. Në orën 21.45 minuta u gjendën katër personat dhe mjeti i tyre, i cili kishte dëmtime konstruktive. Ata u transportuan për në Portin e Vlorës.