AKTUALITET, 1 Shtator 2019, 21:22

Kush është biznesmeni VIP që u arrestua sot në Bllok, ktheu lokalin në ‘strofull’ të kokainës

Kush është biznesmeni VIP që u arrestua sot në Bllok, ktheu

Një operacion i policisë ndjekur nga hetimet disa mujore të Prokurorisë së Tiranës ka nxjerrë në dritë se si një lokal mjaft i njohur në zonën e ish-bllokut në kryeqytet në rrugë “Vaso Pasha”, ishte kthyer në ambient të përdorimit të kokainës nga ana e klientëve.

Sipas hetimeve të kryera nga policia dhe prokuroria, skemën e drejtonte pronari i lokalit ‘de Charme’, por për të mos rënë në sy, kontaktet me klientët ja linte në dorë kamerierëve dhe banakierëve që punonin në clubin e natës. Shqiptarja.com bën me dije se pronari i arrestuar është Orial Peçi, 38 vjeç.

Bashkë me të, në pranga ranë edhe tre persona të tjerë: Administratori i lokalit, Arbër Alkurtaj 22 vjeç, kamerieri Albi Llangozi dhe një klient të cilët ju gjet një thikë dhe gjashtë fishekë. Në gjendje të lirë po hetohen edhe tre persona të tjerë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mbajtjen pa leje të armëve shpërthyese dhe i municionit.

Veç të arrestuarve, në këtë operacion të koduar “Blloku”, u shoqëruan edhe mjaft persona të pranishëm në lokal, mes të cilëve ishte edhe Dj i njohur, Vin Veli. Ai u lirua pasi dha dëshminë në Policinë e Tiranës për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.