TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sherr mes një grupi të rinjsh shqiptarësh dhe serbësh ka ndodhur sot në Urën e Ibrit në Mitorvicë.
Sipas informacioneve mësohet se një i ri serb është plagosur me thikë, pas një përleshje me një grup të rinjsh shqiptarë.
“Përleshja ka ndodhur në hyrje të Urës së Ibrit. Sipas dëshmitareve i riu serb kanë qenë i ngatërruar me disa të rinj shqiptarë. Këta kanë përdorur mjete të mprehta dhe e kanë goditë të riun dhe më pas kanë ikur në drejtim të jugut”, ka thënë Besim Hoti.
Po ashtu, Hoti, thotë se hetuesit janë duke kërkuar pamjet nga vendi i ngjarjes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
I lënduari është 17 vjeçari D. Bojkoviq. Ai është duke u trajtuar në spitalin e veriut të Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetën.