AKTUALITET, 16 October 2026, 09:37

Masat e sigurisë/ U shoqëruan ditën e parë të protestës, sot seanca në Gjykatën e Tiranës për 16 protestuesit

Masat e sigurisë/ U shoqëruan ditën e parë të

Sot në gjykatën e Tiranës jepet masa e sigurisë për 16 të arrestuarit nga dita e parë e protestës studentore.

Siç bën me dije gazetarja e Top News, Kleida Muka, protestuesit Kastriot Vata, Florian Baba, Ali Bruçi, Genc Ibrahimi, Ernest Kapo, Iljaz Sulaj, Besnik Kala, Donik Vatgjoni, Erand Zenunllari, Hamza Bushi, Olsi Vokli, Xhesion Petoku, Klevi Metaj, Berim Gjoka, Kalosh Hysbarjami dhe Korado Aliaj u arrestuan për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.