TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Andi Bushati dhe Flogert Muça kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, për revoltën e dhunshme që ka shpërthye në Shqipëri.
Bushati tha se vendi kthehet në normalitet vetëm me largimin e Edi Ramës, ndërsa Muça deklaroi se nëse nuk ndryshon sistemi, kushdo të qeverisë do të sillet njëlloj.
Debati:
Flogert Muça: Të ikë Rama dhe klasa politike, dakord, problemi është, si ndryshon sistemi nëse nuk shkojmë te Kushtetuta për të ndryshuar sistemin zgjedhor, për të bërë zgjedhjet?
Andi Bushati: Nuk e kam objektiv atë farë. Unë dua, për shkak të moshës sepse ata janë të rinj, unë nuk dua Shqipëri perfekte, por normale. Ne kemi Shqipëri të një bastardi dhe kllouni. Të ikë bastardi dhe kllouni.
Flogert Muça: Do vijë një tjetër dhe do të bëhet bastard.
Andi Bushati: Hera e parë që kemi lider politik shok të Agasit. Njerëz që të rruajnë inceneratorin dhe nuk të lënë një tullë. Janë në të drejtën e tyre për të thënë nuk bëni. Edhe për ne këtu të thonë që nuk bëjmë,
Flogert Muça: A mund të ndryshojmë sistemin?
Andi Bushati: Objektivi im është minimal, të mos jemi vend që një njeri është skllavopronar dhe dy milionë e ca të tjerë janë skllevër.
Flogert Muça: Është edhe të japësh zgjidhjen e problemit nëpërmjet sistemit.
Andi Bushati: Ata në Francë, edhe ata po bëjnë namin, por ata kanë vend normal dhe prapë janë të pakënaqur. Le të bëhemi vend normal.
Dritan Hila: 94% në Francë vijojnë normalisht mësimin.
Andi Bushati: Mjafton edhe 2% që Presidentin e një vendi të shkojë në minimumin e vet historik. Edhe ata që nuk dalin, dinë të lexojnë.