TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, duke treguar rastet e përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, u shpreh se Faslli Rama, komandant i forcave të rendit, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është sjellë në Spitalin e Traumës.
“Është një punonjës policie nga Shkodra që për fat të keq po lufton me jetën në spitalin e Traumës. Faslli Rama, komandant i forcave të rendit. Ka vijuar protesta edhe në qytete. Është në gjendje shumë kritike. Ka patur disa të lënduar në mesin e protestuesit.
Një vajzë është dërguar te Trauma. Edhe ajo në gjendje jo të mirë. Dini edhe rastin e djalit me këmbë të thyer.
Duhet protestuar dhe ka forma dhe mënyra të ndryshme, por duhet kujdes edhe për tu ruajtur.
Janë goditur disa biznese, infrastrukturë kritike, telefonia celulare. Janë shkatërruar bankomate dhe banka të nivelit të dytë. Vetëm në një bankë u nxorrën dokumenta. Nuk është hyrë në ambjentet e brendshme.
Ka patur sulm ndaj prokurorisë së Durrësit, por policia i largoi dhe sot ajo është veshur me llamarina”- tha Lala.