AKTUALITET, 15 October 2026, 23:31

Bushati: Nëse ka "duar të errëta" pas revoltës, qeveria të ndalojë lotët e krokodilit dhe të kompensojë bizneset!

Bushati: Nëse ka "duar të errëta" pas revoltës,

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se nëse versioni që kanë filluar të artikulojnë nga mazhoranca, se ka "duar të errëta" pas revoltës së qytetarëve, duke nënkuptuar aktorë të huaj, atëherë qeveria duhet të ndalë "lotët e krokodilit" dhe të kompensojë bizneset.  

Bushati: Gjithë përfaqësuesit e mazhorancës flasin për duar të errëta. E konkretizoi ministri i brendshëm dhe sot drejtori i policisë, që folët për forca të huaja që përziejnë duart ne protestë. 

Hila: TË nxjerrin emrat dhe të mos flasin broçkulla. Mua më çon intuita. 

Bushati: Për arsye shtetëorore edhe mund të mos nxjerrin. Meqë po hedhin lot krokodili ndaj dhunës, tani janë bindur, janë turqit, iranianët, etj, nëse janë këta në vend të hedhin lot krokodili për bizneset, një shtet që sumohet nga jashtë, ka detyrimin t'ju thotë bankave dhe Vodafonit, Iutes, jemi në sulm nga jashtë, çdo dëm që ju bëhet do ja u paguaj unë. Këtu je në luftë, po të sulmon një dorë e huaj agjenture. Të mos derdhin lotë krokodili, por ti paguajnë lekët biznesit, të mos sillen si palaço, këtej thonë armiku dhe dora e huaj.