AKTUALITET, 16 October 2026, 09:56

Djegia e Qendrës së Ndihmës Juridike, Gogu: Protesta po përdoret nga të tjerë, studentët nuk përfaqësohen nga dhuna

Djegia e Qendrës së Ndihmës Juridike, Gogu: Protesta po

Toni Gogu i bashkohet mesazhit të kryeministrit Rama si dhe ministrave apo figurave të tjera të PS se nuk janë studentët ata që po shkatërrojnë dhe djegin Tiranën. Nga godina e djegur dhe e shkatërruar e Qendra e Ndihmës Juridike Falas, ai thotë se studentët janë pjesë e punës për të asistuar qytetarët.

Sipas shifrave, ka pasur mbi 800 trajnime dhe 373 praktikantë. Këtë vit janë angazhuar 80 studentë të drejtësisë, ndërsa 12 të tjerë me rezultate të shkëlqyera, janë punësuar. Ministri i Drejtësisë thotë se dera për studentët mbetet e hapur në cdo rast.

“Ata që shkatërrojnë dhe djegin nuk përfaqësojnë studentët.

Studentët janë pjesë e punës sonë për t’u garantuar qytetarëve ndihmë juridike falas: mbi 800 janë trajnuar dhe 373 kanë kontribuar gjatë praktikave tremujore. Vetëm këtë vit janë angazhuar 80 studentë të drejtësisë, ndërsa 12 studentë ekselentë janë punësuar pranë shërbimit.

Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, të kundërshtojnë dhe të kërkojnë më shumë. Dera jonë mbetet e hapur për ta, edhe kur nuk bien dakord me ne”, shkruan Gogu.