TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Flogert Muça dhe protestueja Arilda Lleshi debatuan në emisionin “Të Paekspouarit” në Vizion Plus për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Ndërsa Lleshi tha se protestuesit nuk duan negociata, por dorëheqjen e Ramës, Muça e sfidoi duke e pyetur se si kanë rënë qeveritë nga protestat.
Pjesë nga biseda
Hila: Zonjushë, ka një thënie, nëse nuk je në tavolinë për të bërë bisedime, do të jesh në menu.
Lleshi: Nuk duam negociata, por që qeveria të dorëhiqet.
Muça: Unë kur vij bëj detyrat dhe kërkon. Më thua dot si kanë rënë qeveritë nga protestat. Të jap unë nja 15 se si nuk kanë rënë.
Bushati: Ben Aliu…
Hila: E hoqi CIA, Pranvera Arabe atë.
Muça: Nga Franca në Belgjikë dhe Madagaskar, edhe atje ku ra qeveria e mori sërish sistemi dhe ushtria. Në çdo rast në vende të tjera, jo me demokraci si Franca por në autokraci, ka patur kërkesa konkrete.
Lleshi: E pranon që jemi autokraci?
Muça: Jemi, por ka një proces. Kërkesa të qarta me intelektualët. Me zotin Bushati përshembull, do të ishe dakord të kishe zotin Bushati dhe Zogaj, që të jenë përfaqësuesit tuaj, t’i thonë Ramës janë këto kërkesat tona dhe ju të ishit presioni që të garantonte t’i bënte Rama.
Lleshi: Nuk i di Rama kërkesat tona? I ka thënë BE, protestuesit, intelektualët.
Muça: Jemi me ju, por të kuptojmë dicka, për të ndryshuar Ramën, ndryshohet sistemi elektoral dhe mundet me votë. Rama të jep dorëheqjen, për 45 ditë shkon në zgjedhje dhe prapë partitë e reja marrin 5 mandate. Duhet folur për platforma, ide dhe struktura. Ndryshe djegim dyqanet dhe terrorizojmë qytetin, kënaqen disa që kanë inat Ramën.
Bushati: Nëse Rama jep dorëheqjen, këputet me një lule. Këtë vend po e terrorizon, Agasi, Vlora, Belinda Balluku.
Hila: Ja iku Rama, hapi i dytë?
Bushati: Ç’më duhet mua? Po të ikë Rama, minimum bie edhe banda, droga, oligarkë. Edhe kur gjejnë klientin tjetër, kthehemi atje ku kemi qenë, keq, por jo kaq errësirë sa sot. Kthehemi në një oligarki demokratike, pluraliste. Sot jemi oligarki e një njeriu.