TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në shinat e klubeve të tjerë europianë, edhe tek Barcelona po qarkullon seriozisht hipoteza e një shkurtimi të pagave të lojtarëve. Klubi blaugrana po vlerëson një plan për të reduktuar pasojat e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Mes masave për tu adaptuar është edhe ajo e reduktimit të kostove, që mund edhe të përkthehet në një reduktim të kostove të mbajtjes së punonjësve. E mes tyre janë natyrisht edhe lojtarët, sipas asaj që bën të ditur ‘La Vanguardia’.
Mali i pagave në shtëpinë e katalanasve, përfaqëson 61% të buxhetit total të planifikuar për sezonin 2019/2020. Në total, janë 507 milionë euro në vit paga e 135 amortizime. È për këtë motiv, klubi katalanas mund ti kërkojë Messi e të tjerëve një sakrificë të tillë për tu adaptuar në këtë situatë të jashtëzakonshme. Burime të brendshme të klubit bëjnë të ditur se është i nevojshëm një “plan mbijetese” që do të sjellë pashmangshmërisht “sakrifica”.