SPORT, 17 Mars 2020, 20:49

Blaise Matuidi lojtari i dytë i Juventusit me COVID-19

Juventusi ka konfirmuar se mesfushori Blaise Matuidi ka testuar pozitiv me coronavirus.

Mesfushori francez bëhet lojtari i dytë i Juventusit që rezultoi pozitiv me Covid-19 pas Daniele Ruganit.

“Blaise Matuidi i është nënshtruar testeve mjekësore që kanë zbuluar se ai është pozitiv me Coronavirus-COVID-19”.View image on Twitter

“Lojtari, që nga e mërkura e 11 Marsit, ka qenë në izolim vullnetar në shtëpi. Ai do të vazhdojë të monitorohet dhe do të ndjekë të njëjtin regjim. Ai është mirë dhe është pa simptoma”, thuhet në faqen e Juventusit.

Daniele Rugani tashmë ka disa ditë që është në izolim.