SPORT, 19 Mars 2020, 13:57

FOTO/ E kanë vënë të lajë enët, futbollisti: Të lutem largohu koronavirus


Elton Kale nuk është se di vetëm të driblojë në fushën e lojës, por di edhe të lajë enët.

Me siguri gruaja e tij ka përfituar nga koha e lirë me shumicë e burrit të saj dhe ka vendosur ta shohë telenovelën e darkës e qetë, duke u ulur në divan, megjithëse ky mbetet vetëm një hamendësim.

Koronavirusi na ka mbyllur të gjithëve në shtëpi dhe ata që nuk e kanë për zakon të qëndrojnë shumë në ambientet e tyre private u duket diçka e vështirë.

Një prej tyre është edhe Elton Kale, i cili duket qartë se do të ndihej më i lumtur nëse do të kishte një top në këmbë sesa një tigan të palarë në dorë.

Madje, mërzitja e Kale ka shkuar deri aty sa t’i lutet publikisht koronavirusit që të largohet dhe të vazhdojë jeta që jemi mësuar të bëjmë.

Gjithë këtë ai e ka pasqyruar në një foto në “Instagram”, ku shfaqet i veshur me shapka me gisht dhe çorape teksa lan tiganin dhe në përshkrimin e fotos shkruan: “Të lutem koronavirus largohu”.