SPORT, 17 Mars 2020, 14:14

Federata e parë europiane zyrtarizon lajmin: Euro 2020 nis më…

Federata e parë europiane zyrtarizon lajmin: Euro 2020 nis më…


Federata Norvegjeze e Futbollit ka zyrtarizuar përmes faqes së saj në “Twitter” lajmin e shtyrjes së kampionatit Europian Euro 2020 në vitin 2021.

“Kampionati do të zhvillohet nga data 11 qershor deri në 11 korrik 2021”, shkruan në profilin e saj Federata Norvegjeze, pas videokonferencës së UEFA-s me 55 federatat eurpiane të futbollit.

Në pritje të zyrtarizimit të shtyrjes së Kampionatit Europian në verën e vitit 2021, UEFA është në këto momente duke zhvilluar videokonferencën e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Ceferin me 55 federatat europiane të futbollit.