TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në shumicën e kampionateve në të gjithë Europën futbolli është ndalur dhe të gjithë janë futur nëpër shtëpia prej rrezikut ndaj koronavirusit.
Ndryshe mendon Turqia, që akoma nuk ka vendosur të marrë këtë masë drastike dhe ka hasur në kundërshtime të shumta. Xhon Obi Mikel ka ardhur këtë verë te Trabzonspor, por ai është ndarë ditën e djeshme me skuadrën turke.
Arsyeja është kundërshtimi i lojtarit nigerian për të zbritur në fushë, teksa situata prej pandemisë është shumë e rëndë.
“Në këtë moment epidemie botërore, e mira është që të qëndrojmë me familjarët në shtëpi dhe të mos mendojmë për futboll. Nuk është një situatë normale”, është shprehur ai para se t’i kërkohej të zbriste në fushë në stadiumin me dyer të mbyllura.
Ai nuk ka luajtur dhe pas ndeshjes, që Trabzonspor e përfundoi në barazim 1-1 me kundërshtarët direkt të Basakshehir klubi ka njoftuar largimin e tij. Obi Mikel ka vendosur të ndërpresë kontratën me klubin e tij në konsensus 14 muaj para se ajo të skadonte.