BALLKAN, 28 Nëntor 2017, 12:37

Maqedoni; Reagon ish Kryeministri Gruevski për arresitim e ministrit

Maqedoni; Reagon ish Kryeministri Gruevski për arresitim e ministrit

Ish Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në profilin e tij në Facebook ka reaguar për arrestimin e i sh Ministrit të Mrendshëm, Mitko Çavkov  dhe  i ka bërë thirrje  qytetarëve  të dalin në protesta para Gjykatës Themelore  të Shkupit .

“Thirrje për gjithë qytetarët të cilët nuk pajtohen me politikat antishtetërore të LSD-së të dalin në protesta para Gjykatës Themelore në Shkup në orën 13:30”, shkruan Gruevski .

Ky reagim i Gruevskit vjen pasi sot në mëngjes policia arrestoi 36 persona lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, mes të cilëve edhe Mitko Çavkov dhe deputetë aktual të partisë maqedonase opozitare.