SPORT, 20 Janar 2020, 20:10

Disa sezone më parë vlente 50 milionë euro, por shikoni ku përfundon sulmuesi Avdijaj

Disa sezone më parë vlente 50 milionë euro, por shikoni ku


U aludua se do të ishte një nga talentet më të mëdhenj të futbollit, madje para disa sezonesh, klubi i Shalkes i vendosi klauzolë 50 milionë euro, por së fundmi shqiptari i Kosovës, Dionis Avdijaj ka përfunduar te skuadra skoceze e Hearts.

Pas dështimeve të një pas njëshme, 23-vjeçari, kërkon të rikthehet protagonist, duke provuar një aventurë të re në Skoci.

https://www.facebook.com/OfficialHeartofMidlothianFC/videos/516661585648927/

Avdiaj së fundmi ishte pjesë e Trabzonsporit në Turqi, por nuk arriti të siguronte vendin e titullarit, duke ngrohur stolin në shumicën e ndeshjeve. Kujtojmë që sulmuesi është pjesë e Kosovës për sa i përket përfaqësueseve.