LIFESTYLE, 5 Shkurt 2023, 09:07

“E kam gjetur njeriun e jetës”- Anxhela Peristeri është martuar në fshehtësi? Këngëtarja zbulon detaje nga lidhja e saj: Kurrsesi s’dua ta bëj publike! Ja arsyeja

“E kam gjetur njeriun e jetës”- Anxhela Peristeri

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka zbuluar se është në një marrëdhënie dashurie dhe e ka gjetur njeriun e jetës së saj, por pa dhënë shumë detaje.

Ajo ka preferuar që lidhjen e saj ta mbajë private pasi nuk dëshiron “kurrsesi që ta bëjë publike”.

“Është vetëm  i imi”, thotë këngëtarja me shaka.

Gjatë intervistës ajo u pyet nëse është martuar në fshehtësi, por Anxhela Peristeri la të nënkuptohet se se jo, duke theksuar se beson vetëm tek bashkëjetesa dhe dashuria e vërtetë.

Nuk besoj tek martesa, por tek bashkëjetesa dhe njeriu i duhur, tek dashuria e vërtetë. Si të martohem me fustan apo pa fustan njësoj është.

E kam gjetur njeriun e jetës, por nuk dua ta bëj publike. Është vetëm i imi (qesh). Nuk kam frikë nga asgjë, por ka njerëz që duan të bëhen publik dhe të tjerë jo. Unë jam nga ato njerëz që jetën time private nuk duan ta bëjnë publike dhe unë jam një nga këta. Deri tani që e kam pasur private kam qenë shumë mirë dhe nuk dua kurrsesi ta kem publike”, u shpreh Anxhela Peristeri.