LIFESTYLE, 20 Nëntor 2021, 17:49

”Mjaft më etiketuat si partneri i Borës”, Donaldi ka një thirrje për banorët

”Mjaft më etiketuat si partneri i Borës”, Donaldi ka

Donaldi është lodhur nga etiketimet e shpeshta si "partneri i Borës", që i bëhen atij nga banorët e tjerë në "Big Brother VIP" në Top Channel. 

Mbasditen e sotme ai ka treguar se, përcaktime të tilla duhet të ndalojnë, pasi në këtë lojë ka hyrë vetëm dhe do të vazhdojë të luajë si i tillë.

‘’Unë nuk jam i askujt, boll më me etiketime se nuk jam ‘njeriu i Borës’, në lojë kam hyrë vetëm dhe pa sqaruar shumë gjëra nuk mund të them që jam në një lidhje’’,- tha ai.

Këtë gjë e aprovuan edhe dy konkurentët e rinj, Meridiani dhe Antonela, të cilët këmbëngulën se publiku është ende i paqartë për marrëdhënien që kanë ata të dy.

‘’Duhet ta qartësosh këtë gjë, në publik po të njohin si Donaldi i Borës dhe kjo gjë po e penalizon lojën tënde. Thauje njëherë e mirë dhe të qartësosh këtë gjë’’,- thanë ata.