LIFESTYLE, 21 Nëntor 2021, 09:20

Banorja e “Big Brother VIP” shpërthen në lot, Sara dëshiron të lërë shtëpinë

Banorja e “Big Brother VIP” shpërthen në lot, Sara

Blogerja Sara Berisha ka kërkuar që të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”.

Gjatë spektaklit banori që u largua nga shtëpia ishte Kledi.

Pas emisionit, në një bisedë me Donaldin ajo tregon se u prek shumë nga largimi i tij dhe do të donte të ishte ajo në vendin e tij.

“Jam shumë e mërzitur,do të doja shumë të ikja unë në vend te tij.Nuk po përshtatëm dot me banorët e tjerë ose ndoshta edhe ata nuk po përshtaten me mua,”-tha ajo.

Pranë saj është gjetur aktori Donald Veshaj, i cili nga ana tjetër i thotë se ajo nuk ka pse të shqetësohet fare pasi nuk është e thënë që të përshtatet me të gjithë.

“Ndoshta kështu je ti,nuk ke pse të përshtatësh me të gjithë.Ti ke njerëzit që do të rrish dhe të kalosh ditën këtu brenda dhe kjo gjë nuk të bën ty të jesh kot.Ti je nje super vajzë, më beso mua”,-tha ai.