LIFESTYLE, 30 Nëntor 2021, 14:51

“Kur ishin në pishinë, janë puthur dhe…”/ Çfarë mendojnë banorët për Donaldin dhe Beatrixën?

“Kur ishin në pishinë, janë puthur dhe…”/

Shumica e banorëve janë të bindur se mes Donaldit dhe Beatrixës ka një pëlqim të madh. Dyshja kanë nisur flirtimet me njëri-tjetrin që pas daljes së Semi Jaupajt nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Aktori dhe këngëtarja janë parë shumë të afërt, pasi kanë fjetur në krahët e njëri-tjetrit, janë kapur për dore dhe kanë shkëmbyer shikime flirtuese. Donaldi ka thënë se tërhiqet fizikisht nga artistja, sepse ajo e ka trupin shumë të bukur. Ndërkohë Ramosaj është shprehur se Donaldi është “si rrush”, por nuk dëshiron ende që t’i “vërë vulën” këtij muhabeti.


Ditën e sotme, Beniada tha se dyshon që dyshja kanë shkëmbyer një puthje romantike në buzë, gjatë kohës që Beatrix kishte rënë në pishinë.

Pjesë nga biseda:

Antonela: Çfarë ndodhi me ata të dy?

Beniada: Si duket Donaldi i ka thënë ‘të pëlqej Trix’ edhe ndoshta Donaldi ka shkuar e ka puthur. Për mendimin tim nga emocionet që u lagën në ujë dhe u futën në pishinë (momenti kur Beatrix është brenda në pishinë dhe Donaldi i zgjat dorën për ta nxjerrë jashtë e më pas futet edhe ai bashkë me të).

Antonela: A thua?

Beniada: Po, pse jo?!

Dj Dagz: Po bëni skema.

Beniada: Për mua e kanë bërë puthjen aty në ujë dhe ndoshta nga lumturia… Në ato momente je i ngrohtë, nuk e ndjen të ftohtin (në pishinë).

Einxhel: E ke provuar ti?

Beniada: Jo.

Einxhel: Po atëherë?

Beniada: Jo, po imagjinoj.

Einxhel: Thash mos e ke provuar.

Beniada: Jo, me ty ndoshta.

Einxhel: Me mua?! Ku e ke provuar me mua mi? Bashkë s’e kemi provuar ndonjëherë këtë gjë. Unë e kam provuar.

Beniada: E ke provuar?

Einxhel: Po.

Beniada: Edhe unë.

Einxhel: Atëherë pse thua s’e kam provuar?

Beniada: T’i tregoj gjithë botës unë që e kam provuar?

Einxhel: Po s’ka ndonjë gjë të keqe. Je puth në shi e je hedh në ujë.

Beniada: Shi s’kishte, por u hodhëm në ujë. Ishte diell i madh. Ishim shokë, dolëm në kafe. Ishim shokë në fillim. Dolëm me marr rreze në plazh, pastaj ai më puthi në buzë në ujë.

Beatrixa më herët refuzoi të krijonte një lidhje me Kledi Hysën, ish-banorin e “Big Brother VIP”, i cili i kishte shprehur publikisht pëlqimin. Ndërsa me Donaldin, këngëtarja nuk e ka bërë diçka të tillë, duke nënkuptuar se ka një pëlqim për të.

Nga ana tjetër, Donaldi ka thënë se nuk është i lidhur me Bora Zemanin, pavarësisht se ajo është “femra e vetme që ka dashur më shumë gjithë jetës”. Ai madje i dhuroi varësen e tij ditën që u bënë tre vite që kur ishin lidhur për herë të parë.

“Kur ishin në pishinë, janë puthur dhe…”/

“Kur ishin në pishinë, janë puthur dhe…”/

“Kur ishin në pishinë, janë puthur dhe…”/

“Kur ishin në pishinë, janë puthur dhe…”/

“Kur ishin në pishinë, janë puthur dhe…”/

“Kur ishin në pishinë, janë puthur dhe…”/