LIFESTYLE, 30 Nëntor 2021, 10:40

Video/ Rama i fiksuar me këngën e Fifit, që u kompozua brenda ‘Big Brother VIP’

Video/ Rama i fiksuar me këngën e Fifit, që u kompozua brenda

Këngëtarja Folloreta Raçi, e njohur si Fifi, e cila zgjodhi të largohej para kohe nga Big Brother Vip, shkroi një këngë brenda shtëpisë. 

Kënga ka rezultuar shumë popullore dhe ka marrë milionë klikime. 

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka ndarë në ‘Instagram’ një video ku në sfond dëgjohet kënga e Fifit, e cila shoqëron pamjet e Valbonës të mbuluar me dëborë. 

“Valbona Magjike”-shkruan Rama. 

Kënga “Diell” ka marrë 1.6 milionë klikime në kohë rekord dhe duket se kryeministrit, nuk i ka shpëtuar kënga më e pëlqyer e momentit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)